Pyetja:

A lejohet ta falim namazin nëse vetëm bëjmë dush, pa marrë abdes?

***

Përgjigjja:

Nëse ke marrë abdes, atëherë vetëm e pastron trupin dhe nuk ke nevojë ta fusësh ujin në gojë dhe hund. Por nëse nuk ke marrë abdes, pra ke filluar me pastrim, atëherë pas pastrimit merr abdes. Sepse sipas mendimit më të njohur ta fusësh ujin në gojë dhe hund është obligative.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), thotë: “Pejgamberi ﷺ, kur lahej nga xhunubllëku, fillonte me larjen e duarve, pastaj merrte ujë me dorën e djathtë dhe gjuante në të majtën, pastaj lante organin, pastaj merrte abdest si për namaz, pastaj merrte ujë dhe e hidhte në kokë duke futur gishtat në rrënjët e flokëve. E, kur e shihte se e kishte fërkuar tërë kokën, hidhte tre grushte ujë në kokë, pastaj hidhte në tërë trupin e pastaj e lante tërë trupin.” [1]

Hoxhë Zejd Haziri

—————————–

[1] Shënon Buhariu dhe Muslimi