Pyetja:

Gjyshja ime falet shumë, mirëpo namazi i saj nuk është i saktë. Jam munduar ta mësoj, por ajo thotë: “Kështu më ka mësuar filani e fisteku”. Atëherë, cili është vendimi fetar lidhur me namazin e saj?

***

Përgjigjja:

Mundohu ta korrigjosh atë në gabimet që i bën, aq sa është në mundësinë tënde. Nëse ke dije dhe e di vendimin e Allahut rreth asaj qe e përmend, atëherë mundohu ta këshillosh dhe sqaroja gabimin.

Për shembull: nëse ajo nuk e këndon el-fatihan apo teshe-hudin (et-tehijjatu), apo nëse ngutet në ruku e sexhde, atëherë mësoje dhe thuaj: “Kjo që je duke e bërë nuk mjafton.” Po ashtu lexoja hadithet e të Dërguarit të Allahut ﷺ, në mënyrë që t’i qetësohet zemra dhe të reflektojë e të kuptojë.

Shejh AbdulAziz bin Baz

Përktheu: Udha e Besimtarëve