Pyetja:

A i lejohet nënës që jep gji të mos agjërojë? Kur duhet t’i kompensojë, apo duhet të ushqejë të varfër?

Përgjigja:

Nëse nëna ka frikë për fëmijën e saj dhe nëse agjëron do t’i pakësohet qumështi aq sa të dëmtohet fëmija, ajo e ka të lejuar ta prishë agjërimin.

Por ato ditë duhet që t’i kompensojë më pas, sepse ajo i ngjan të sëmurit, për të cilin Allahu i Lartësuar ka thënë: “…ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju…” (Bekare, 185)

Kur t’i jipet mundësia për të agjëruar, atëherë le të agjëroj ato ditë që ka lënë mangët. Ose në dimër kur dita është e shkurtër dhe koha e ftohtë, e nëse nuk mundet në këtë dimër, i lejohet ta vonojë për vitin tjetër.

Ndërsa dhënia e ushqimit për të varfërit, kjo nuk lejohet përveçse nëse pengesa apo arsyeja për lënien e agjërimit është gjë për të cilën nuk ka shpresë se do të hiqet. Në ktë rast pra, bëhet ushqimi i të varfërve në vend të agjërimit.

Shejh Ibn Uthejmin, “Kushtet e fesë”