Pyetja:

Nëse bashkëshorti e ndalon bashkëshorten e tij të vizitojë familjen e saj!

***

Përgjigjja:

Nuk ka të drejtë bashkëshorti ta ndalojë bashkëshorten e tij nga vajtja tek familja e saj. Kështu që vëllai në fjalë duhet të jetë pranë familjes, duhet t’i përgjigjet nevojave të familjes. Nuk është nevoja që familjes t’i dërgosh vetëm para, por të jesh prezent, t’i përgjigjesh nevojave. Dhe në momentin që ti nuk e bën këtë, të paktën mos bëj diktatorin të ndalosh bashkëshorten nga familja e saj, sepse nuk është kjo normale as në logjikë, as në burrëri, e jo më që të jetë kjo, le të themi, diçka që mund ta bëjë një musliman i mirë.

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja