Pyetja:
Nëse dikush e çel iftarin para se të perëndojë dielli duke menduar se dielli ka perënduar dhe me pas i bëhet e qartë se dielli akoma nuk ka perënduar, a duhet ta kompensojë këtë ditë? Bie fjala, kur mendojme se ka hyrë akashami, ose kur thërret ezani në telefona më herët gabimisht.
***
Përgjigjja:
Nuk është obligim kompensimii i asaj dite në të cilën ju e çelët iftarin para perëndimit të diellit duke menduar se dielli kishte perënduar si pasojë e asaj që dëgjuat si i ezan i parakohshëm duke menduar se ai ishte zëri i ezanit që tregon perëndimin e diellit porse ezani u vonua.
Gjithsesi duhet që të dihet – e them këtë për ty që pyet dhe për të gjithë ata që na dëgjojnë- se çdo kush që han dhe pinë ujë duke menduar se dielli ka perënduar dhe më pas i bëhet e qartë se dielli nuk kishte perënduar, agjërimi i tij është i saktë dhe nuk e ka për detyrë që ta kompensojë atë ditë, porse ai ka për detyrë që të ndalojë së ngrëni dhe së piri në momentin që e kupton se është akoma ditë. Them se nuk e ka obligim që ta kompensojë atë ditë sepse është saktësuar nga hadithi i Esmasë vajzës së Ebu Bekrit (Allahu qoftë e kënaqur prej saj dhe babait të saj) se ka thënë: “E çelëm iftarin në kohën e Pejgamberit ﷺ në një ditë me re dhe më pas doli dielli” [1], dhe i dërguari i Allahut ﷺ nuk i urdhërojë ata që ta kompensonin atë ditë, se sikur t’i kishte urdhëruar që ta kompensonin do të ishte transmetuar, e nëse do ta kishin obligim kompensimin do t’i urdhëronte Pejgamberi ﷺ që ta kompensonin sepse ai ﷺ e ka detyrë që ta kumtojë këtë obligim atyre, e nëse ai do t’i kishte urdhëruar ata kjo do të transmetohej, sepse Allahu i Lartësuar e ka ruajtur këtë Fe, e përderisa nuk është transmetuar tek ne se ata u urdhëruar për kompensimin e agjërimit u bë e ditur se ata nuk ishin të urdhëruar për kompensim.
Si dhe kjo bën pjesë në atë gjithë përfshirësen që është vërtetuar në fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë: “Zoti ynë mos na merr në llogari për atë që harrojmë apo e veprojmë gabimisht” dhe se Allahu i Lartësuar ka thënë: “E kam bërë këtë”. Ky ajet është i përgjithshëm dhe rregull i madh prej bazave të Sheriatit, asgjë nuk përjashtohet prej saj, e kur bashkohet me këtë bazë edhe argumenti i veçantë i cili është hadithi i Esmasë dhe ajeti është argument i përgjithshëm atëherë na bëhet e qartë se nuk e keni obligim kompensimin.
Fetava “Nur ala Ed-Derb”: Zekati dhe Agjërimi
Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
————–
[1] Buhariu