Pyetja:
Nëse dikush hynë në xhami dhe është duke u thirrur ezani, çfarë është më mirë të veprojë?
***
Përgjigjja:
Më mirë është ta përsërisë ezanin dhe pastaj të thotë duanë e njohur (e cila bëhet pas mbarimit të ezanit), pastaj (para se të ulet) të fal dy rekatet e përshëndetjes së xhamisë.
Disa dijetarë kanë bërë përjashtim për atë që hyn në xhami dhe muezini është duke thirrur ezanin e dytë, ditën e xhuma, në këtë rast i fal dy rekate (nuk përsërit ezanin) me qëllim që të dëgjoj hutben.
E kanë arsyetur këtë mendim me atë se dëgjimi i hutbes është vaxhib (detyrë), ndërsa përsëritja e ezanit është sunet, e kujdesi për atë që është detyrë është më e udhës sesa për atë që nuk është e tillë.
Shejh Ibn Uthejmin, “Kushtet e Fesë”