Pyetja:

Nëse e falim namazin para kohës duke mos e ditur, çfarë duhet të bëjmë?

***

Përgjigjja:

Namazi i njeriut para kohe nuk e zë vendin e farzit, ngase Allahu i Madhëruar ka thënë:

“Namazi është detyrim për besimtarët në kohë të caktuar.” (Nisa, 103)

Këto kohëra Profeti ﷺ na i tregoi kur tha: “Koha e drekës është kur të kalojë dielli nga zeniti…” [1]

Sipas kësaj, themi se ai që e fal namazin para kohe, kjo nuk e zë vendin e farzit, porse kjo konsiderohet si namaz nafile, do të thotë shpërblehet sikur të kishte falur nafile, kështu që e ka detyrim ta përsërisë të njëjtin namaz kur të hyjë koha.

Allahu e di më së miri.

Shejh Ibn Uthejmin, “Kushtet e Fesë”

———————————

[1] Buhariu.