Pyetja:

Nëse gruaja me menstruacione apo lehoni pastrohet para lindjes së agimit por nuk lahet veçse pas lindjes së tij a e ka agjërimin e plotë?

***

Përgjigjja:

Gruaja në të dyja rastet e ka agjërimin e plotë, edhe pse është pastruar pas lindjes së agimit me kusht që ajo të pastrohet para lindjes së diellit (që ta falë namazin e sabahut.)
Atyre u pranohet agjërimi sepse me ato kushte konsiderohen prej radhëve të muslimanëve që u obligohet agjërimi dhe nuk është kusht për to që të jenë të lara por të jenë të pastra kur e fillojnë agjërimin. Gjendja e tillë është e njejtë me mashkullin xhunub i cili mund ta filloj agjërimin në gjendje të tillë por pastaj pastrohet para lindjes së diellit. Transmetohet se Pejgamberi ﷺ, ngritej në syfyr duke qenë xhunub nga mardhëniet intime dhe vendoste të agjëronte (pastaj pastrohej për namaz të sabahut.”

Shejh Uthejmini, “52 pyetje dhe përgjigje rreth dispozitave të menstruacioneve”, fq. 11

Përshtati: Lulzim Susuri