Pyetja:

Pas 7 ditësh të ciklit menstrual, dita e tetë ishte e pastër dhe agjërova (bëhet fjalë gjatë muajit Ramazan), por pas akshamit kishin rënë sekrecione të verdha të zëna me rrema gjaku. Si duhet të veproj? Ta agjëroj atë ditë më pas apo numërohet e agjëruar?

***

Përgjigjja:

Përgjigja në këtë pyetje lidhet ngushtë me rregullin tuaj të përmuajshëm se sa ju zgjatë. Nëse zakonisht menstruacionet ju zgjasin 7 ditë, dhe e keni vërejtur veten se i keni përfunduar ato, pastaj jeni pastruar dhe keni agjëruar, atëherë gjithçka është në rregull, pra edhe namazi i juaj e edhe agjërimi i juaj është i konsiderueshëm. Ummu Atijje, thotë se “nuk e konsideronim asgjë sekrecionin e verdhë e as atë të turbullt pasi pastroheshim.” [1]

Ndërsa kur sekrecioni i verdhë dhe ai i turbullt vërehet gjatë ciklit, atëherë ai konsiderohet prej vet menstruacioneve. Pra, nëse juve menstruacionet, zakonisht ju zgjasin më shumë se shtatë ditë, por kësaj here i keni pa të ndërprera në ditën e shtatë dhe në ditën e tetë u është lajmëruar sekrecioni i verdhë, atëherë mund të konsiderohet se jeni pastruar para kohës dhe ai sekrecion ka qenë sekrecion i ciklit menstrual, gjë që ju obligon ta agjëroni edhe ditën e tetë së bashku me shtatë ditët e tjera. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

————————————-

[1] Buhariu