Pyetja:

Nëse imami e shton një rekat gabimisht, a është i vlefshëm namazi i tij si dhe namazi i xhematit?

***

Përgjigjja:

Nëse imami fal pesë rekate gabimisht, atëherë namazi i tij është i vlefshëm, dhe, po ashtu, edhe namazi i atyre që e ndjekin, gabimisht apo prej padijes, është i vlefshëm. Por, nëse personi e di që ky është rekat shtesë, ai duhet të ulet e ta thotë selamin, sepse, në këtë rast, ai beson që namazi i imamit të tij është zhvlerësuar, përveç nëse ka frikë që imami është çuar për të falë një rekat shtesë, ngaqë nuk e ka recituar El‐Fatiha (për shembull) në një rekat. Në këtë rast, ai duhet të presë, jo ta thotë selamin (dmth., duhet të presë të thotë selamin me imamin). Për sa i përket atij që i është bashkëngjitur namazit vonë, në rekatin e dytë apo më vonë, atëherë ky rekat numrohet shtesë. Nëse ai i është bashkëngjitur imamit në rekatin e dytë, për shembull, ai duhet ta thotë selamin me imamin, kur të falë një rekat shtesë. Nëse ai është bashkëngjitur në rekatin e tretë, ai duhet ta falë edhe një rekat, pasi imami ta thotë selamin, pasi të falë rekatin shtesë. Kjo, ngaqë, nëse themi se ai që i është bashkëngjitur namazit vonë, nuk duhet ta njehë rekatin shtesë, atëherë ai do të duhej ta shtojë një rekat me qëllim, dhe kjo do ta zhvlerësonte namazin e tij. Për sa i përket imamit, ai është i justifikuar për këtë rekat, sepse ka harruar, kështu që namazi i tij është i vlefshëm.

Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetaua” 14/19