Pyetja:

Nëse jam duke lexuar Kuran dhe një person hyn e më jep selam, a duhet t’ia kthej menjëherë selamin, apo t’ia kthej pasi ta përfundoj ajetin?

***

Përgjigjja:

Së pari përfundoje ajetin e pastaj ktheja selamin. Nuk këshillohet dhënia e selamit dikujt që është duke lexuar Kuran, ngase kjo e shpërqendron dhe ia ndërpret recitimin; prandaj, jepi atij selam kur ta përfundojë recitimin.

Shejh Salih el-Fevzan