Përgjigje: Ky veprim është i gabuar, ngase ai duhet kompensimin ta bëjë në formë të ushqimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi.” (El-Bekarah, 184).

Gjithashtu, në kohën e të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem, kishte monedha (para), por Allahu e përmendi vetëm ushqimin si kompensim. Prandaj, nëse ai që e ka pranuar kompensimin ka blerë ushqim, atëherë kjo është e pranuar in shaa Allah.

Përndryshe, nëse ai ka blerë gjëra tjera, jashtë ushqimit, atëherë ky person duhet ta përsërisë kompensimin. Dhe kompensimi bëhet duke ushqyer nga një të varfër për çdo ditë të agjërimit, siç përmendet në ajetin e lartëshënuar. Të ushqyerit bëhet në dy forma:

➖ a) ose i jep ushqim të gatuar, ose
➖ b) i jep ushqim të pagatuar. Në rastin e dytë, dijetarët e përmendin se sasia e ushqimit të pagatuar është 1.5 kg (për shembull: miell) për një ditë agjërimi.

Gjithashtu, mund të ushqehen më shumë të varfër, për shembull: për 30 ditë Ramazan të ushqehen 30 të varfër, apo vetëm një i varfër. Krejt kjo është e lejuar.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku