Pyetja:

Për shkak të provimeve nuk i agjërova gjashtë ditë të Ramazanit, si t’i kompenzojë ato?

***

Përgjigjja:

Nga ju kërkohet të pendoheni nga kjo vepër dhe t`i bëni kaza ditët që i nuk i keni agjëruar, Allahu i Lartësuar e fal atë që pendohet. Në realitet pendimi me të cilin Allahu i Lartësuar i fshinë mëkatet është ai me të cilin e ndalojmë vetën nga ai mëkat duke madhëruar Allahun e Lartësuar, duke pasur frikë nga dënimi i Tij, duke u penduar për atë mëkat që ke vepruar, dhe duke qenë e vendosur sinqerisht se nuk do ta përsërisësh atë. Nëse është lloji i mëkatit të vepruar padrejtësi ndaj dikujt, pendimi i plotë nga kjo është që ta kërkoj hallallin ndaj tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur, 31)

Përktheu: Alaudin Abazi