Pyetje:
Dua-ja:
“Allahumme inni e‘udhu bike min ‘adhabil-kabr, ue min ‘adhabi xhehenem, ue min fitnetil-mahja uel-memat, ue min sherri fitnetil-mesihid-dexh-xhal”
Kam vërejtur se disa e zëvendësojnë fjalën xhehenem me nār. A është e lejuar kjo? A kanë të njëjtin kuptim?

Përgjigje:

Nuk ka asnjë problem që në lutje, si brenda namazit ashtu edhe jashtë tij, të përmendet cilido nga këta dy emra kur kërkohet mbrojtje nga dënimi i Allahut, pasi që të dy janë emra të vendbanimit të dënimit në botën tjetër.

Allahu i Lartësuar ka përmendur në Librin e Tij të Shenjtë kërkimin e besimtarëve për mbrojtje nga dënimi i Zjarrit, ku thotë (me kuptim):
“Zoti ynë! Me të kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (Nār).”
(Kur’an, 3:16)

Po ashtu, Allahu i Lartësuar ka përmendur lutjen e engjujve fisnikë që të mbrohen besimtarët nga dënimi i Xhehenemit, ku thotë (me kuptim):
“Prandaj, fali ata që janë penduar e që ndjekin rrugën Tënde, dhe ruaji nga dënimi i Zjarrit të flakërues (Xhahim).”
(Kur’an, 40:7)

Allahu e di më së miri.

Burimi: https://www.islamweb.net/ – Solli në gjuhen shqipe pergjigje.net