Pyetja:

Në punën ku punoj, përgjegjësi nuk më jep leje për të falur namazin. Nuk di çfarë të bëj, a mundeni të më tregoni se si t’ia bëj?

***

Përgjigjja:

Namazi për muslimanin konsiderohet një nga kushtet themelore në fe. Ne nuk do të flasim për rëndësinë e tij, por themi duhet që të mundohesh ta kesh frikë Allahun sa më shumë dhe dije se Allahu do të të jap ty zgjidhje. Ajo që duhet të veprosh ti është që të mundohesh të bisedosh me përgjegjësin dhe t`ia sqarosh se çfarë do të thotë namazi për ty dhe ti tregoji atij se kjo nuk merr kohë, vetëm disa minuta dhe ty nuk do të ngecë nga puna jote asgjë.

Nëse në këtë nuk ke sukses, atëherë mundohu ta kryesh këtë obligim pa dijen e tij pasiqë ai nuk është në mbikqyrjën tënde gjithmonë. Mundohu t’i falësh, së paku, farzet e kohëve.

Alaudin Abazi