Pyetja:

Përse muslimanët thonë se feja islame është feja e Allahut?

***

Përgjigjja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.” (Ali Imran: 85)

Qëllimi i muslimanëve me thënien se feja islame është feja e Allahut do të thotë se fe e vetme e pranuar tek Allahu është Islami. Kjo është ajo që nënkuptohet nga kjo fjalë e asesi ndonjë kuptim tjetër. Allahu i Latësuar thotë në lidhje me këtë: “Feja e vetme e pranueshme tek Allahu është Islami, e atyre që është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu shpejt do t’i japë llogarinë.”
(Ali Imran: 19)

Dhe ajo që kanë thirrur të gjithë profetët, të dërguarit prej njeriut të parë Ademit (paqja qoftë mbi të!) deri te i dërguari i fundit Muhamedi ﷺ ka qenë e njejtë. Ata të gjithë kanë thirrur njerëzimin ta veçojnë Allahun e Lartësuar në adhurim dhe mos t’i shoqërojnë Atij dikë në këtë adhurim pa marrë parasysh kush është ai qoftë engjull (melek) i afërt i Tij, apo njeri (profet) që ua ka përcjellur njerëzve shpalljen.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni.” (Enbija, 25).

Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi