Pyetje: Përse na ka krijuar Allahu?

Përgjigjja: Allahu na ka krijuar që ta adhurojmë vetëm Atë dhe të mos e barazojmë dhe krahasojmë Atë me asnjë dhe asgjë tjetër.
Argumeti në lidhje me këtë është fjala e Allahut të Lartësuar:
﴾Dhe se (Unë) nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për diçka tjetër, veçse për të më adhuruar (vetëm Mua).  (edh-Dharijat:56).

…si dhe fjala e të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!: E drejta e Allahut mbi robërit (të cilën Ai do ta kërkojë prej tyre), është që ata ta adhurojnë (e madhërojnë) vetëm Atë dhe me Të të mos e barazojnë asnjë tjetër.(Mutefekun alejhi)

 

Muhamed Xhemil Zejno