Ky gjest quhet Namaste dhe është një përshëndetje e veçantë hindu.

Në librat e tyre, ajo do të thotë: “Përulem para hyjnisë që ndodhet brenda teje” (I bow to the divine in you).
Sipas besimit idhujtar hindu, zoti gjendet në çdo gjë — në çdo trup, çdo qenie, çdo send. Prandaj kjo shenjë nuk ka të bëjë thjesht me respekt apo edukatë të tepruar, por me një doktrinë politeiste që pranon idenë e “unitetit të ekzistencës” (Wahdet ul-Wuxhud), pra që hyjnia banon në mua dhe në ty. Me këtë gjest, njeriu po thotë në thelb:
“Hyjnia që është në mua përshëndet hyjninë që është në ty.”
(The sacred in me recognizes the sacred in you.)
Ky është kuptimi i saktë në librat e tyre fetarë.
Prandaj, bashkimi i duarve në këtë formë është një simbol i unitetit të ekzistencës në besimin hindu.

Kini kujdes dhe paralajmëroni të tjerët për këto elemente idhujtare dhe për origjinën politeiste të disa zakoneve që duken “të pafajshme”, por që në thelb kanë rrënjë fetare të kundërta me monoteizmin (Teuhidin).
Dr. Hejthem Tal’at
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri



