Pyetje: Kohët e fundit festimi i ditës së Shën Valentinit po përhapet dhe sidomos në mesin e studenteve femra. Ky është një festival i të nasarave (krishterëve). Njerëzit vishen me rroba të kuqe dhe u japin njëri-tjetrit trëndafila. Ne shpresojmë që ju mund të na sqaroni gjykimin e këtij festivali dhe t’i këshilloni muslimanët në lidhje me të.
Përgjigje: Nuk është e lejuar për të festuar ditën e Shën Valentinit për shkak të arsyeve të mëposhtme:
1 – Kjo festë është risi e cila e nuk ka bazë në sheriat.
2 – Kjo shpie në dhënien pas dashurisë dhe pasioneve sipërfaqësore.
3 – Kjo është shkak që zemrat të merren me këto çështje të cilat kundërshtojnë udhëzimin e selefëve -radijAllahu anhum-.
Kështu që nuk është e lejuar që të festojmë festa tilla pavarësisht nëse kjo ka të bëjë me ushqim, pije, veshje, dhurata apo gjëra të tilla.
Muslimani duhet të gjejë forcë në fenë e tij e jo të pasojë çdo gjë dhe të gjithë atë që e sheh.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu Fataua esh-Shejkh Muhamed bin Uthejmin (16/199)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com