Pyetja:
Sot shohim shumë motra muslimane të menhexhit selefij duke i mbajtur shamitë e tyre të gjata mbi krahët (xhilbab), a është farz të mbahet shamia në këtë mënyrë?
***
Përgjigjja:
Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur: 31)
Pra, ajeti e thotë drejtëpërdrejtë se gratë muslimane duhet t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre që mbulojnë edhe kokën. Prej këtu, shumë dijetarë (prej tyre dijetari i njohur, shejh Albani) thotë se xhilbabi (që mbulon gjithë trupin e saj (ajo që njihet në popull si xhilbab njëpjesësh) duhet të vendoset mbi kokë dhe të jetë i gjatë deri sa të mbulojë edhe këmbët, por mbulesa e kraharorit mund të realizohet edhe duke veshur xhilbab që mbulon nga supet e deri te këmbët, dhe në kokë të vendosësh shami të madhe e të gjatë që i mbulon edhe supet dhe kraharorin e shkon deri në mes të trupit apo poshtë mesit (ajo që njihet në popull si xhilbab dypjesësh). Me këtë veshje, femra muslimane ruan veten dhe fenë e saj, dhe kënaq Zotin e saj e arrin shpërblimet e Tij të pafundme, në këtë botë dhe në botën tjetër, e Allahu është Shpërblyesi më i mirë!
Hoxhë Bekir Halimi