Pyetja:

Sa është numri i kushtëzuar për faljen e namazit të xhumasë? Sepse disa thonë: ”Nuk pranohet xhumaja pa qenë prezent 40 veta.” Nëse mungon një person nga 40 vetët, atëherë a duhet ta falim drekën?

***

Përgjigjja:

Falja e xhumasë është detyrë për muslimanët në fshatrat (vendet ku jetojnë) e tyre dhe është detyrë të falet në xhemat. Nuk ka argument preçiz që cakton numrin i cili tregon për saktësinë e faljes së xhumasë. Numri më i pakët është tre persona, apo më shumë në numër.

Kur gjenden tre veta e më shumë, nuk lejohet të falin drekën me arsyen se s’ka arritur numri 40 veta. Ky është mendimi më i saktë prej fjalëve të dijetarëve. Allahu ju dhëntë sukses dhe paqja dhe begatia e Allahut qoftë  mbi pejgamberin dhe familjen e tij.

Komisioni i perhershëm i fetvave, fetvaja nr 8/178

Përktheu: Arjan Gazidede