Përgjigje: Gruaja e cila është në periodën e lehonisë ka disa raste:
1. Ti ndërpritet gjaku para se t’i plotësojë 40 ditë, ndaj atëherë kur t’i ndërpritet gjakderdhja pastrohet dhe fillon të falet apo të agjërojë.
2. T’i ndërpritet para se t’i plotësojë 40 ditë pastaj i kthehet për-sëri gjakderdhja e në këtë rast në momentet kur i ndërpritet gjaku pastrohet dhe fillon të falet, atëherë kur t’i kthehet gja-ku nuk falet dhe llogaritet lehoni.
3. Të vazhdojë gjakderdhja derisa t’i plotësojë 40 ditë dhe gjatë gjithë kësaj periudhe nuk falet dhe nuk agjëron kur t’i ndër-pritet pastrohet dhe fillon të falet dhe të agjërojë.
4. T’i tejkalojë 40 ditë, edhe kjo ndahet në dy forma:
Të përputhet me ditët e ardhjes së menstruacioneve ndaj nuk falet dhe nuk agjëron aq sa e kanë kohën të zgjasin menstruacionet.
Të mos përputhet me ditët e menstruacioneve, atëherë pasi t’i plotësojë 40 ditë pastrohet dhe fillon të falet dhe të agjërojë.
Hoxhë: Muhamed ibën Ibrahim Ali Shejh




