Pyetja: Disa prej grave ju ndodh të abortojnë në mënyrë normale, ndaj disa prej fëmijëve u është plotësuar krijimi, e disa të tjerëve jo, do ju lutesha të më shpjegoni çështjen e namazit në të dyja rastet.
Përgjigje: Nëse gruaje bën abort normal dhe fëmija është i përsosur në krijim, ajo konsiderohet si grua lehonë, ndaj nuk falet, nuk agjëron dhe i ka të ndaluara marrëdhëniet intime me burrin e saj. Nëse pastrohet (sheh se gjaku është tharë dhe ndërprerë) para 40 ditëve, i bëhet detyrim namazi, agjërimi dhe i lejohet të ketë marrëdhënie intime me burrin e saj. Nuk ekzistojnë kufij për kohën më të shkurtuar të lehonisë nëse pastrohet pas pesë apo dhjetë ditëve, më pak apo më shumë, detyrohet të pastrohet (lahet) dhe për të vazhdojnë ligjet sikurse për gratë e zakonshme. Gjakun të cilin e sheh pas 40 ditëve është gjak i dëmshëm dhe detyrohet të falet dhe të agjërojë ashtu siç bën Mustehada (anormale) duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, drejtuar Fatime bint Ebi Hubejsh: ‘Merr abdes për çdo namaz dhe falu.”
Ndërsa nëse bën abort natyror dhe krijimi i fëmijës nuk është i përsosur, nuk dallohen gjymtyrët e trupit si të jetë pjesë mishi dhe nuk i ka të vizatuar pjesët e trupit, ajo konsiderohet si Mustehada (anormale), e jo lehonë, andaj detyrohet të falet dhe të agjërojë dhe i lejohet të ketë marrëdhënie intime me burrin e saj. Ajo detyrohet të marrë abdes për çdo namaz, asaj i lejohet ta bashkojë namazin e drekës me të ikindisë dhe atë të akshamit me të jacisë.
Shejh Abdulaziz ibën Baz
- Familja
- Femra
- Fikhu i adhurimeve
- Namazi
- Namazi në raste të ndryshme
- Autorësia e fetvasë
- Përkthim
- Shtatëzania/Aborti - Gjidhënia
- Te ndryshme





