Pyetja: I nderuari hoxhë! Cili është qëndrimi i islamit lidhur me shitjen e unazave të arit meshkujve, të cilat i bartin vetëm meshkujt dhe shitësi është i bindur se blerësi do ta mbajë?

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Mbikëqyrësit të Gjithësisë, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…
Është e ndaluar që meshkujve t’u shiten unazat e arit. Nëse argjendari ia shet një unazë atij për të cilin e di se do ta mbajë ose mbisundon mendimi se do ta mbajë, atëherë e ka ndihmuar atë në mëkat. Allahu i Lartësuar e ndalon ndihmën në mëkat dhe në armiqësi. Allahu xh.sh. thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” 283 (ElMaide: 2)

Shejh ibën Uthejmini

*Shkëputur nga libri “Fetvatë e dijetarëve të dy Haremeve”