Pyetja:

Jam një i ri që i kam premtuar Allahut se do të lexojë disa fletë në ditë të tefsirit të shkurtuar të Ibn Kethirit, por s’e kam përmbushur këtë premtim, duke e pasur parasysh se e kam caktuar afatin kohor dhe ai ka përfunduar. Me çka jam i obliguar në këtë rast?

***

Përgjigjja:

Lavdi i takon Allahut, ndërsa paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi Pegamberin.

Ty të takon që të përpiqesh në këtë dhe, kur ke mangësi në ndonjë prej ditëve, duhet t’i pendohesh Allahut për këtë dhe s’ke nevojë të bësh shlyerje/kefaret nëse nuk betohesh. Sa i përket rastit kur ky betim bëhet duke e shprehur atë (me fjalë), si psh: ’Pasha Allahun’, atëherë duhesh të bësh kefaret, për shkak të thënies së Allahut të Lartësuar: “Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. Allahu është i butë dhe falë shumë.” (Bekare: 225)
Shlyerje për këtë është të ushqyerit e dhjetë varfnjakëve me mesataren e asaj që ushqeni familjne tuaj ose t’i vishni ata, ose ta lironi një rob. Kush nuk ka mundësi për këtë, le të agjërojë tri ditë. Ky është kefareti për betimin tuaj, kur të betoheni. Ruani betim tuaja.
Kështu jua sqaron Allahu ajetet e tij, në mënyrë që të falenderoni.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetaua ue Mekalat Muteneuije li Semahat” 9/43