Pyetja:

A lejohet shpronësimi i pronës për interesa publike?

***

Përgjigjja:

Bazat e Sheriatit Islam shprehen qartë dhe prerë në respektimin e pronës private, aq sa dispozitat islame në këtë drejtim janë aq të njohura sajanë bërë pjesë e dijessë domosdoshme islame. Ruajtja e pasurisë është një nga pesë objektivat madhore që Sheriati urdhëron për t’u kujdesur dhe për t’i mbrojtur, për të cilat tekstet e Kuranit dhe Traditës Profetike janë të shumta dhe të qarta, pa lënë mënjanë këtu ajo çfarë kuptohet edhenga praktika e shokëve të Profetit ﷺ dhe atyre që erdhën pas tyre në çështjen e shpronësimit të pronave të patundshme për interesa publike, si dhe duke zbatuar rregullat e përgjithshme të Sheriatit që tregojnë për ruajtjen e interesave, ku nevoja publike vendoset në pozitën e domosdoshmërisë dhe ku i jepet përparësi shmangies së dëmit publik kundrejt dëmit individual. Nisur nga çfarë përmendëm akademia vendosi si më poshtë:

Së pari:Ruajtja dhe mbrojtja e pronës private nga çdo cenim i saj është obligim, ndaj dhe nuk lejohet shtrëngimi dhe kufizimi i kësaj të drejte. Pronari është zotërues i pronës së tij, brenda kufijve që përmban ligji ai mund të veprojë me të në çdo lloj mënyre për të përfituar prej sajçdo fitim të ligjshëm.

Së dyti:Nuk lejohet shpronësimi i një prone të patundshme për interesa publike vetëm se, duke respektuar rregullat dhe kriteret e mëposhtme sheriatike:

  1. Shpronësimi i pronës së patundshme duhet të shoqërohet me kompensim të menjëhershëm.Ky kompensim duhet të jetë i drejtë dhe i përcaktuar nga specialistët, dhe jo më pak sesa vlera reale e një prone të tillë.
  2. Shpronësimi duhet të bëhet nga shteti ose organi i deleguar prej tij për këtë çështje.
  3. Shpronësimi duhet të bëhet për interesa publike, për të cilat ka domosdoshmëri ose nevojë publike që shihet si domosdoshmëri, siç janë xhamitë, rrugët dhe urat.
  4. Prona e shpronësuar nga pronari i saj privat, nuk duhet të shkojë për investime fitimprurëse me interes publik apo individual, si dhe nuk duhet të merret para kohës së nevojshme.

Nëse nuk plotësohen të gjitha këto kritere ose një prej tyre, atëherë shpronësimi është i padrejtë dhe kjo pronë e marrë konsiderohet e grabitur, për të cilën ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse prona e shpronësuar nuk shkon për interes publik, atëherë parësore është kthimi i saj tek pronari fillestar ose trashëgimtarët e tij, duke e kompensuar atë në mënyrë të drejtë.

Allahu e di më së miri!

Këshilli i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam
Mbretëri e Arabisë Saudite

Përktheu: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë