Pyetja:

Kam luajtur shumë bixhoz, si të pendohem prej këtij gjynahu?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i përket vetëm Allahut! Është detyrë për ty që të braktisësh menjeherë bixhozin, shoqërinë që luan bixhoz dhe vendet ku luhet bixhozi.

Gjithashtu të pendohesh e të bëhesh pishman për atë kohë që të ka humbur, dhe të vendosësh se nuk do i kthehesh atij gjynahu dhe të japësh lëmoshë, bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ të cilën e ka percjellur Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të): ”Kush betohet dhe thotë në betimin e tij: ”Pasha Latin dhe Uzan, le të thotë si shlyerje për këtë gabim: La ilahe il’laAllah (Nuk i takon adhurimi askujt përveç Allahut), dhe gjithashtu kush i thotë shokut të tij hajde të luajmë bixhoz, le të japë lëmoshë për ta shlyer këtë gjynah.”

Neveviu ka thënë: ”Urdhëroi për të dhënë lëmoshë si shlyerje për gabimin e tij, duke kërkuar me fjalë kryerjen e këtij gjynahi.”

Khatabi ka thënë: ”Të japë lemoshë në sasinë e atyre parave që donte të luante bixhoz.”

Neveviu ka thënë: ”E vërteta me të cilën janë studiuesit – siç tregon thënia e hadithit – që nuk veçohet të jetë lëmosha patjetër në sasinë që ai donte të luante bixhoz, por mund të japë lemoshë me atë që ka mundësi, prej asaj që konsiderohet lemoshë, dhe këtë gjykim e ndihmon në argumentim transmetimi tjetër i hadithit, “le të japë lëmoshë me diçka.”

Meusuatu Fikhije, Vellimi/39, Faqja: 407.

Përktheu: Junus Telezi