Pyetja:

Si duhet t’i japim selam të vdekurit në varrin e tij? Disa njerëz afrohen tek varri i të vdekurit dhe bëjnë dua për të. Disa ngrehin duart dhe bëjnë dua për të vdekurin.

***

Përgjigjja:

I jep selam të vdekurit njëjtë sikurse të gjallit. E kthen fytyrën kah varri i tij dhe thua: “Eselamu alejke ue rahmetullahi ue berekatuhu ja fulan ibni fulan” që domethënë: “Paqja, mëshira dhe bereqeti i Allahut qoftë mbi ty filan i biri filanit.” Dhe pastaj, nëse dëshiron të bësh dua për të, që Allahu t’ia falë mëkatet, afrohesh tek varri i tij, kthehesh në drejtim të kibles, e lut Allahun ta falë, mëshirojë. Nuk ka asgjë të keqe edhe nëse i ngreh duart gjatë bërjes së duasë.

Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan

Përktheu: Suad B. Shabani