Pyetja:
A është e vërtetë se gruaja shtatëzëne dhe gjidhënësja duhet të ushqejnë për çdo ditë nga një të varfër (përpos kompenzimit të agjërimit) nëse nuk agjërojnë ramazanin?
***
Përgjigjja:
Gruaja shtatëzëne dhe gjidhënësja nëse nuk agjërojnë (ramazanin) nga frika për shëndetin e tyre ose fëmijës së tyre, atëherë ato i kompenzojnë ato ditë pas ramazanit si dhe ushqejnë për çdo ditë të agjërimit nga një të varfër. E, nëse agjërojnë ramazanin shtatëzëneja dhe gjidhënësja atëherë agjërimi i tyre është në rregull.
Autor; Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë!
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad B. Shabani