Pyetje: Si është gjendja e atyre grave që falin namazin por dalin në rrugë pa mbulesë?

Përgjigje: Shpresojmë tek Allahu që ato e kanë shpërblimin për namazin që e bëjnë, por bartin mbi vete përgjegjësinë për mos mbajtjen e shamisë (mbulesës). Çfarë bën Allahu me ato ne nuk e dijmë, por dijmë që bëjnë mëkat që nuk bartin shaminë dhe kanë shpërblim që falin namaz dhe namazi i tyre nuk  mund të themi që nuk është në rregull, nuk mund të themi që namazi i tyre nuk është i pranuar tek Allahu, nuk e kemi këtë kompetencë.

Hoxhë Enis Rama