Pyetja:
Si falet namazi kaza dhe namazi nafile?
***
Përgjigjja:
Sa i përket namazit kaza, ka dy mendime të dijetarëve:
1. Disa thonë se nuk ka namaz kaza, pra ato namaze që të kanë humbur lute Allahun që të të fal. Dhe fal sa më shumë nafile.
2. Kurse dijetarët e mendimit tjetër thonë se ka namaz kaza dhe ai namaz falet ashtu si farzet vetëm se nijet e bën me zemer se cilin vakt po e falë p.sh. e dallon dreken prej ikindisë me nijet edhe pse i kanë nga katër rekate dhe falen po në të njëjtën mënyrë, por i dallon nijeti.
Nëse ke shumë namaze që të kanë kaluar i fal pas çdo farzi edhe njëherë po atë namaz por me nijet kaza (po në të njëjtën mënyrë, dhe mund që t’i këndoni po të njëjtat sure) e nëse keni numër të vogël të namazeve që të kanë humbur i falni kur të gjeni kohë më të lirë.
Ndërsa namazet nafile vullnetare falen si suneti i sabahut p.sh. nga dy rekate. Vetëm nijet e bën për nafile. (pra këndon el-Fatihan, një sure, një ruku, dy sexhde, po kështu edhe rekatin e dytë, lexon Etehijatin, selavatet, duatë dhe jep selam). Kështu i fal nga dy rekate, por nëse keni për qëllim si të falet namazi nafile gjatë natës është sunnet t’i falni tetë rekate duke dhënë pas çdo dy rekateve selam dhe në fund e falni vitrin tri rekate.
Allahu e din më së miri. Edhe pse unë mendoj se nuk ka namaz kaza, përshkak se nuk ka argument për këtë çështje, por kujdeseni për 12 rekatet sunnete dhe nëse keni mundësi të falni namaz gjatë natës, Allahu inshallah ju kompenzon ato namaze të humbura.
Allahu ju ruajttë dhe ju ndihmoftë që mos të ju humbin namazet në të ardhmen!
Bedri Robaj