Pyetje: Cila është këshilla juaj për bashkëshortët dhe bashkëshortet, në mënyrë që ata të gjejnë pajtimin dhe t’i largojnë kundërshtimet që ata kanë ndërmjet vete?
Përgjigje: Këshilloj të gjithë bashkëshortët dhe bashkëshortet që të lënë menjëherë anash kundërshtimet që kanë ndërmjet vete. Mos të kërkojnë shumë nga njëri-tjetri dhe të falin njëri-tjetrin edhe nëse kjo nënkupton të lëshojnë pe ndaj asaj që u takon.
I dërguari i Allahut ﷺ: “Të mos e urrejë besimtari besimtaren, nëse nuk pëlqen prej saj një cilësi, do t’i pëlqejë një cilësi tjetër.”
Transmeton Muslimi (1469).
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Fetaua Islamijeh (3/211)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com




