​​Përgjigje e shkurtër: Sipas mendimit të shumicës dërrmuese të dijetarëve nga të katër medhhebet, agjërimi kaza i Ramazanit dhe gjashtë ditët e Shevalit duhet të bëhen veç e veç dhe nuk mund të bashkohen me një nijet të vetëm për të fituar sevapin e plotë.

 

Shpjegimi i plotë: ​”Bashkimi i këtyre gjashtë ditëve me ditët kaza, respektivisht bashkimi i dy nijeteve në agjërim të këtyre gjashtë ditëve. Shumica absolute e ulemave nga katër medhhebet; shumica e fukahave hanefij, shumica e fukahave shafij, shumica e fukahave hanbelij dhe malikij thonë se nuk bën të bëhen bashkë, duhet veç e veç.
​Dhe tek kjo mesele jam ndalur bukur gjatë. E kam kujtuar, e kam studiuar, e kam medituar dhe në fund kam ardhur në përfundim se kanë të drejtë dhe se me këtë mendim duhet me punu. Sepse hadithi po thotë: ‘Ai që e agjëron muajin Ramazan, pastaj e pason…’ Pra, gjashtë ditë shtesë me agjërim të veçantë.
​Nga ana tjetër, nëse nuk i agjëron gjashtë ditë të veçanta, por ia ngjit Ramazanit, respektivisht e bën nijet kaza, atëherë nuk i agjëron 30 + 6 në mënyrë që 30-shi (nga 10) të bëhet 300 ditë dhe 6-shi (nga 10) të bëhet 60 ditë, që i bie 360 e ca ditë. Andaj nuk e nxënë sevapin. Kështu që synimi i agjërimit të këtyre ditëve, çka kanë thënë fukahatë, është synim i veçantë, nuk është nafile e përgjithshme, anipse futet në grupin e nafileve.
​Andaj, por janë të paktë disa fukaha, se hajde të jemi të saktë, në çdo medhheb ka nga pak fukaha, si psh te hanefitë Ibn Humami i hanefive e ka cekë, dhe disa të tjerë të medhhebeve të ndryshme se po, bën me dy nijete, por janë pak ulema. Andaj, për më sigurt dhe më qetë, mos i bëni bashkë të dyja.”

 

/Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi/