Si mund ta dimë që ndonjë vepër është imitim i mosbesimtarëve?

PYETJA: I nderuari hoxhë! Si mund ta dimë që ndonjë vepër është imitim i jobesimtarëve?

PËRGJIGJJA: Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Mbikëqyrësit të Lartësuar, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Imitimi i jobesimtarëve mund të vërehet në pamjen e jashtme, në rroba, në ushqim e të ngjashme. Kuptimi i këtij imitimi është që njeriu të veprojë diçka që është cilësi dhe shenjë e mosbesimtarëve dhe kështu atij që e sheh ia bën me dije se ai është mosbesimtar. Ky është përkufizimi i përgjithshëm i kësaj çështjeje.

Mirëpo, nëse ndonjë gjë është e përhapur në mesin e muslimanëve dhe është bërë si gjë e përbashkët e muslimanëve dhe e mosbesimtarëve, atëherë ajo është e lejuar. Madje, edhe nëse baza e asaj është me prejardhje prej jobesimtarëve, kuptohet me kusht që vetvetiu të mos jetë e ndaluar, si p.sh. bartja e mëndafshit në mesin e muslimanëve.

Shejh Uthejmini