Pyetje: Si mund të largohet ankthi dhe frika ndaj tij?

Përgjigje:

Falendërimi i takon Allahut që na ka udhëzuar në fenë e Tij Islamin Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë atë derin në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka dyshim që shtimi i besimit tek Allahu dhe mbështetja tek Ai duke shtuar lutjet dhe namazet janë më i miri ndihmues për largimin e ankthit dhe frikës ndaj tij, Jo vetëm kaq, por të gjitha këto adhurime ka ndikim të madh në dëbimin e shumë sëmundjeve psikologjike dhe gjendjeve shpirtërore, dhe pikërisht për këtë e shoh të arsyeshme që të përmend disa mënyra që ndihmojnë për largimin e tyre në përgjithësi dhe largimin e ankthit dhe frikës së veçanti .

Mund t’i përmbledhim këto mënyra si më poshtë vijon:

  1. Mbështetja tek Allahu dhe kërkimi Ndihmë Atij dhe ky është hapi i parë që sjell lumturi dhe sigurinë, ashtu siç thotë Alalhu në Kur’an: “E kush i frikësohet All-llahut Ai do të sjllë rrugë për të dalë nga çdo vështirësi. Dhe Ai do t’I sjellë atij rrizk (furnizim e të mira) prej nga ia as nuk mund ta mendonte. Dhe kushdo që mbështetet e vë shpresat tek Allahuatëherë Ai do t’i mjaftojë atij plotësisht” (Talak: 2-3) Besimi në Zot së bashku me veprën e mirë duke u shoqëruar me durim dhe këshillim në të mirë i dhuron njeriut qetësi e psikologjike, për këtë Allahu thotë: “Kushdo bë një vepër të mirë mashkull apo femër duke qëne besimtar i vërtetë, sigurisht Ne do t’i dhurojmë atij jetë të mirë dhe t’i shpërblejmë me sjhpërblim sipas veprave të tyre të mira” (Nahl: 97)
  2. Namazi gjithashtu është një faktor thelbësor për mbrojtjen nga ankthi dhe frikës ndaj tij dhe për këtë Allahu ka thënë në Kur’an: “Dhe kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz, dhe është e vërtetë se kjo është tejet e vështirë përveç besimtarëve të vërtetë” (El-Bekare: 45),Dhe për ne është shmebulli më i mirë i Dërguari i Allahut –paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të- nëse e mundonte ndonjë çëshjte nxitonte për në namaz dhe i thoshte Bilalit -Allahu qoftë i kënaqur me të- «Na qetëso me të, o Bilal» dhe kjo sepse Bilali thirrte për namaz. Namazi është burim i qetësisë dhe paqes së zemrës, kështu që njeriu, gjatë namazit provon momente të pastërtisë dhe të qetësisë, sepse qëndron përpara Allahut, I Cili dëgjon ankesat dhe brengat e atij që falet dhe ia largon ato dhe shkaqet e tyre.
  3. Nga gjërat që ndihmojnë për mbrojtjen nga ankthi përmendja e Allahut duke u bazuar në Fjalën e Allahut: “Ata që besuan dhe zemrat e të cilëve gjejnë prehje duke përkujtuar Allahun; nuk ka dyshim se në përkujtimin e Allahut vërtet që zemrat gjejnë prehje” (Er-Rad: 28), kështuqë në qoftë se zemra është e kënaqur, dhe qetësohen shpirtrat largohet çdo frikë dhe ankth.
  4. Lutja është mënyra më e mirë për të parandaluar ankthin dhe frikën ndaj ndaj, Allahu thotë në kur’an “Dhe Zoti juaj thotë: “M’u lutmi Mua, Unë do t’ju përgjigjem” (Gafir: 60), dhe nga lutjet që na mëson i Dërguari i Allahut -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të- për të larguar shqetësimet dhe pikëllimet janë të shumta, po përmendim nga to: “Allahumme innii abduke vebnu abdike vebnu emetik, naasijetii bijedike maadin fijje hukmuke, adlun fijje kadaauk, eseluke bikul-li ismin semmejte bihii nefsek, ev enzeltehu fii kitaabik, ev al-lemtehu ehaden min halkik, evisteëtherte bihii fii ilmil-gajbi indeke, en texhalel-Kur’anel-adhime rebiia kalbii ve nuure sadrii ve xhelaae huznii ve dhehaabe hemmi.”

“O Allah, unë jam robi Yt, i biri i robit Tënd, i biri i robëreshës Tënde. Fati im është në Duart Tua, e kaluara ime në Sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat me të cilën e ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënde, apo me të cilët ndonjërin prej krijesave Tua e ke mësuar apo për Vete i ke përvetësuar, bëje Kur’anin lulëzim të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga” ([1])

”Allahumme Inni Eudhu Bike Mine’l Hemmi Ve’l Huzni Ve’l Axhzi Ve’l Kesli Ve’l Buhli Ve’l Xhubni Ve Dal’i’d Dejni Ve Galebeti’rr Rrixhal.”

”O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, dhe nga zhytja në borxhe dhe mundjet e njerëzve’‘([2])

  1. Leximi i Kur’anit sjell qetësi shpirtërore te muslimani dhe shërim për zemrën, ashtu siç thotë Allahu në kur’an: “Thuaj: “Ai (kur’ani) është për ata që besojnë udhëzim dhe shërim”” (Fusilet: 44) Dhe ky është Premtimi i Zotit të Plotfuqishëm se Kur’ani është shërim, mëshirë dhe qetësi për besimtarët që të përfitojmë prej saj në largimin e anktheve dhe ndjenjave të dëshpërimit dhe zhgënjimit.

Shkroi: Adelina Kuçana