Pyetja:

Sa i përket faljes së namazit të sabahut në kohën e duhur, pasi jo vetëm që nuk po përpiqem ta fal me xhemat, por shpeshherë e fal pas lindjes së diellit, Allahu më faltë!

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu ju nderoftë e ju lehtësoftë hallet! Allahu i Lartësuar, në Kuran thotë: “Namazi është bërë obligim për besimtarët në kohë të përcaktuar.” (Nisa: 103)
Raporti me sabahun është: personi që i bën shkaqet dhe nuk zgjohet është i arsyetuar; personi që s’i bën shkaqet është i paarsyetuar.

Përgjigju pyetjeve te mëposhtme:

A ke lexuar për obligueshmërinë e faljes në kohë?

A fle herët?

A vendos zile dhe i thua shokëve apo njerëzve të shtëpisë të të zgjojnë?

A të del gjumi një herë pastaj e fik zilen e mendon që të rrish dhe pak?

A të dhemb kjo situate që po kalon?

A je frikësuar për zemrën tënde se kjo s’është shenjë e mire?

A ke bërë dua dhe a ke qarë për të ndryshuar kjo situatë? Sepse, me të vërtetë, është për të qarë.

Imam dr. Ahmed Kalaja