Pyetja:

Dikush dëshiron të martohet dhe për këtë ka nevojë që të pyesë të tjerët që e njohin personin për të cilin interesohet. A merr gjynahe personi që pyetet nëse i tregon të gjitha cilësitë, të mira dhe të këqija, për të interesuarin? A mund të ketë përgojim në këtë rast?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Pa dyshim që lejohet, madje obligohet, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “…Edhe nëse të kërkon këshillë – këshilloje”.

Argument tjetër që e lejon këtë është se kur Fatimja e pyeti se më kanë kërkuar dorën Muavija, Ebu Xhehmi, çfarë më sugjeron? Ai ﷺ u përgjigj: “…Ebu Xhehmi se heq shkopin nga krahu, Muavija rreckaman s’e ka kokrrën e lekut…” Për këtë arsye, rasti në fjalë konsiderohet prej gjashtë rasteve që nuk konsiderohet e folura për atë që se pëlqen tjetri përgojim, siç i ka detajuar më qartë dhe Neveviu. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja