Pyetja:
Si ta shtojmë mendimin pozitiv për Allahun në kohën e sprovave?
***
Përgjigjja:
Kjo është një pytje shumë e rëndësishme, ngase është problem që secili prej nesh mund të ballafaqohet me të. Kush nga ne nuk kalon nëpër kriza? Kush nga ne nuk kalon nëpër telashe të ndryshme? Kush nga ne nuk ngacmohet nga djalli i mallkuar që në këto situata kritiket të krizave, të sprovave që të ketë mendim jo të mirë për Allahun? Ka prej njerëzve që nuk e shprehin dhe nuk flasin por nga brenda diku formohet një mendim negativ.
Para se të dalim tek përgjigjja konkrete në këtë pytje dua të bëj vetëm një dallim mes mendimit dhe vesveses. Shejtani tenton që të bëj vesvese, të sjellë mendime të këqija për Allahun, çështje që ti i urren, ti tenton me i refuzu nuk i pranon, ndjehesh keq për to, kjo është vesvese. Përderisa është vesvese domethonë që ti e urren, e refuzon, ti nuk mendon ashtu gjersa është kështu tendenca jote me e largu këtë vesvese, reagimi yt karshi kësaj vesevese, refuzimi yt të kësaj cytje është nga punët fisnike, shpërblehesh tek Allahu për këtë.
Kam dëgjuar se shumë njerëz vijnë dhe thonë: “Hoxhë kam mendime shumë të këqija për Zotin, dua të çmendem..” dhe këtë e konsiderojnë si mëkat e zhgënjehen, dobësohen, plogështohen e mërziten për këtë cështje dhe pastaj bie me një situatë shumë të keqe.
Unë i themë:”Këto mendime që po të vijnë, këto cytje a i pranon apo i refuzon?” e ata përgjigjjen:”Po, i refuzoj dhe nuk dua të mendoj ashtu”
Vazhdoj dhe i pyes: “Atëherë nëse do mundje të i largoje a do e bëje?” dhe përgjigjjen: “Po menjëherë!”
Derisa ti lufton me to kjo tregon se ka iman në zemrën tënde, kjo tregon se ka besim. Shejtani i mallkuar tenton metoda të ndryshme që të na e kontestojë besimin, tenton situata të ndryshme që të na shkëput komunikimin me besimin tonë në Allahun e Lartësuar, deri në atë masë saqë njeriu ka mundësi me qenë me besim të plotë në zemrën e tij por të vijë në atë lloj situate saqë dyshon se ka besim. Shejtani di të jetë kaq i keq dhe i papërshtatshëm.
Por falenderimi i takon Allahut që mësimet e islamit janë dritë në këtë errësirë që tenton shejtani të manipulojë me ne, islami na e ndezë dritën e duhur që i shohim pastaj gjërat si duhet.
Kanë ardhur disa shokë tek Pejgamberi ﷺ dhe i kanë thënë: “O i Dërguar i Allahut po na vijnë disa mendime, që më e dashur për ne është të vdesim sesa t’i përjetojmë ato.” (mendime të këqija për Allahun, Pejgamberin ﷺ etj)
Si u përgjigj Pejgamberi ﷺ? I pyeti:“A ju kanë ardhur? A po ndodhë ky proces?”
Ata i thanë: “Po ja Resulallah, ka kohë që po na ndodh.” Dhe ai ﷺ tha: “Kjo është shenjë se imani juaj është i çiltër, është i pasur.”
Kështu domethënë pastërtia e imanit nuk e lejon që të depërtoj një ndytësirë e tillë në të. Po të kishte qenë imani ynë i ndytë, i përzier dhe jo si duhet e jostabil do e kishim lehtë që t’i pranonim këto cytje që të shëndrrohen në mendime tona. Por meqë po refuzoni është shenjë e mirë.
Andaj i themë cdokujt që është në sprovë me këto vesvese të mendimit të keq për Allahun e Lartësuar, e që nuk i do këto mendime, e që i refuzon dhe vuan nga to, i themë se ti je në betejë, ti je në xhihad me shejtanin e mallkuar. Ti ke shpërblim tek Allahu, ti je në ibadet, uAllahi përderisa i lufton këto mendime, i refuzon këto cytje, nuk i donë ato, ti je në adhurim sikurse duke falur namaz. Edhe lufta me shejtanin është pjesë e ibadetit dhe pjesë e adhurimit ndaj Allahut të Madhëruar. Prandaj edhe shpërblehesh për këtë dhe besoni të nderuar vëllezër dhe motra, një i sprovuar me këto cytje nëse i qaset kështu betejës shejtani ikën, sepse nuk mundet të të cyt më përderisa ti cytjen e tij po e shëndrron në shpërblim tek Allahu, ngase ai (shejtani) nuk do të furnizojë ty me shpërblime dhe kështu ai largohet. Ai tani kërkon një vesvese tjetër, prandaj cdo vesvese e shejtanit që na afron me Allahun ja dështon planet atij (shejtanit). Çdo vesvese e tij që na largon nga Allahu dhe na fut të themi në një çark pa rrugëdalje të mërzisë dhe dëshprimit është sukses për të. Mos e lejoni! Kthehuni tek Allahu i Lartëmadhëruar dhe bëni ibadet, adhurojeni Allahun, përmendeni Allahun, luftojeni shejtanin dhe Allahu do të shpërblejë.
Kështu që duhet dalluar cytjet nga mendimet. E tëra ajo që e cekëm deri tani është cytje, përpjekje e shejtanit për të depërtuar tek ne.
E çfarë është mendim? Kur njeriu ndalet dhe mendon me vetën: “Nuk e di se pse Allahu më sprovoi, isha duke shkuar shumë mirë falesha dhe nuk bëja… nejse Ai e di por..”
Kjo nuk është e pranueshme, të ia kontestosh Allahut caktimin e Tij. Ose të thuhet: “Pse mua? Filani sa shumë gjynahe ka dhe shumë mirë po i ecin punët..”
Kjo është e keqe, ngase ti mendon kështu, nuk ndihesh keq për këtë as nuk tenton ta refuzosh, ti e ke mendim.
Tani këtë mendim ose do e mbashë brenda ose do ta shprehësh, por e ke këtë mendim. Apo dikush shkon edhe më larg se kjo, ka prej njerëzve që kanë shkuar deri në mohimin e Zotit si pasojë e mendimit të keq. I rrethuar nga të gjitha anët nga mëshira e Tij pyet: “Ku është mëshira e Allahut?”
Po edhe kjo sprovë që Allahu ta ka dërgu është prej mëshirës së Tij, thjesht lexoje mirë, kuptoje drejt. Apo fillon me kontestu Fuqinë e Allahut, thotë: “Me sa duket nuk paska Allahu fuqi me hekë sepse qe sa kohë po lutem edhe nuk po mundet me hekë..”
Ky është mendim i keq për Allahun. Kjo mund të jetë mëkat dhe mund të evulojë deri në mosbesim, Allahu na ruajtë, që më pas ta sjellë njeriun në atë gjendje saqë njeriu edhe realisht e konteston fuqinë e Allahut, e konteston drejtësinë e Tij, e konteston mëshirën e Tij, dhe kjo është mendim tejet i keq për Allahun.
Ka prej atyre që mendojnë se luftat në vende të caktuara që ndodhin janë padrejtësi: “Padrejtë është hoxhë, është padrejtësi që këta fëmijë të mundohen kështu..”
E kush e ka shkaktuar këtë padrejtësi? Të gjitha këto i adresojnë tek Allahu. Ndërsa kjo është gabim dhe padrejtësi të veprohet kështu në këso çështje. Fillimisht duhet analizuar gjërat si duhet dhe pastaj të shohim se ku gjenden mëshira, falja e drejtësia, e të gjitha tjerat. Ndonëse kjo tani kalon në temë tjetër, por ka mundësi të vihet deri tek ky nivel.
Prandaj ky është mendimi i keq për Allahun dhe për të mos ardhur deri këtu në këto situata kritike e të vështira me pas mendim pozitiv për Allahun e Lartësuar është misioni ynë, që ta njohim Allahun. Sepse ai që e njeh Allahun nuk ka mundësi të ketë mendim të keq për Të. Ngase e njeh me bindje Atë si të Drejtë, e njeh Allahu si Falës, e njeh Allahun si i Urtë dhe nuk ka mundësi të jetë ndryshe.
Një ndër faktorët kryesor që të bën të kesh mendim pozitiv për Allahu është ta njohësh Atë. Ta marrim një shembull, ti e njeh një person shumë mirë. Ke kaluar bashkë me të shumë sprova edhe e di se është besnik, i sinqertë, i moralshëm, e njeh tejet mirë për vite të tëra. Dhe vjen dikush e të thotë se filani ka vjedhur, ti nuk e beson dhe e kundërshton. Kur të pyet se si je kaq i sigurt ti tregon se e njeh prej kohësh dhe se ai nuk është i tillë. Njohuria e juaj për të bën që me bindje të refuzosh një dyshim që e sjellë një person i pasigurt. Po me Allahun? Qe sa ka kohë që ne bëjmë gjynahe, ku janë begatitë e Tij karshi falenderimit tonë? A kemi mangësi? Po, padyshim. Allahu prapë na furnizon? Po.
Do të thotë ti e njeh Allahun qe 30 vite Bamirës, Kujdestar ndaj teje. Si ka mundësi një cytje e shejtanit ta ndërroj mendjen kurse ti e njeh Allahun shumë mirë? Kjo është e pamundshme. Por kur nuk e njeh, cytja ta turbollon mendjen.
Njohja e Allahut nuk e lejon që asnjë cytje që tenton të depërtoj nga asnjë portë për ta krijuar një mendim se Allahu është i keq i del përballë njohuria dhe besimi ndaj Allahut.
Pastaj njohja e ligjeve të Allahut në krijesat e Tij ndihmon poashtu në mendimin pozitiv për Allahun. Nëse ti je sprovuar me sëmundje, Pejgamberi ﷺ është sprovuar me sëmundje më të rënda. Sëmundja nuk është gjithmonë dënim e mundim, Allahu na ka paralajmëruar se në dunja ka telashe, ka sprova që të shihet reagimi jonë, të shihet funksionimi i besimit tonë, lidhja me Allahun. Pa u fërkuar me sprova nuk dalin në shesh këto bukuri të besimit. Andaj ka urtësi në to dhe njohja e të gjitha këtyre na ndihmon të kemi mendim të mirë për Allahun.
Edhe duaja, me lut Allahun e Lartësuar: “O Allah lehtësoma! O Allah ndihmomë!”
Dhe me lejen e Allahut ia del inshaaAllah. Kjo është temë e gjerë por u mundova shkurtimisht ta përmbledhi në këto pika.
Hoxhë Enis Rama
Comments are closed.