Pyetja:

Jam në shkollë të mesme, mirëpo është e pamundur ta fali ikindinë dhe akshamin me kohë, derisa të shkoj në shtëpi pas jacisë kur i fali kaza. Është fjala për llogaritjen e kohës dimërore, ndërsa kur të fillon llogaritja e kohës verore atëherë nuk mund t’i fali drekën dhe ikindinë. Desha ta di se si të veproj sepse në shkollë nuk kam mundësi të falem, së pari nuk kemi ndonjë vend të përshtatshëm e pastaj edhe nuk mund të vonohemi në orë sepse nuk na pranojnë më në orë të mësimit.

***

Përgjigjja:

Kërkohet nga ju që t’i hulumtoni të gjitha mundësitë për faljen e namazeve ditore ngase nuk është çështje e thjeshtë lënia e namazit dhe falja e tij kaza. Mendoj se duhet të faleni në klasë kur nxënësit janë në pushim të gjatë apo edhe në atë të shkurtër. Nëse kjo nuk mundësohet, atëherë të shikohet mundësia e faljes në ndonjë kabinet apo zyrë të ndonjë profesori, që ju kupton. Nëse edhe kjo është e pamundur, atëherë faleni ikindinë kur e falni drekën në shtëpi në një kohë, si dhe akshamin së bashku me jacinë në një kohë kur të ktheheni në shtëpi pas jacisë. Por, keni frikë Allahun dhe mos shkoni te mundësia e fundit për pa i shtjerrë të gjitha mundësitë e tjera që çdo namaz të falet në kohën e tij. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku