Pyetja:
Si duhet të sillemi me bashkëshorten?
***
Përgjigjja:
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Çoni jetë të mirë me to..” (Nisa: 19)
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më i miri prej jush është ai, i cili sillet më së miri ndaj familjes së vet; dhe unë jam më i miri prej atyre, të cilët sillen mirë ndaj familjeve të tyre.” [1]
Abdullah ibn Omeri e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Burri është përgjegjës për familjen e tij, ndaj do të japë përgjegjësi për të.” [2]
Dije se sjellja jote me gruan duhet të jetë si do të kishe dashur të sillet dhëndri me vajzën tënde. A pajtohesh që ai të sillet me vajzën tënde me ashpërsi dhe vrazhdësi? Përgjigjja është “Jo”. Atëherë, mos u pajto që të sillesh me vajzën e tjetërkujt në mënyrën që nuk pajtohesh të sillen me vajzën tënde!
Kjo është një rregull të cilën duhet ta dinë të gjithë njerëzit.
Alahu e di më së miri.
Shejh Ibn Uthejmin, “esh-Sherh el-mumti”, 12/380-382.
——————————————–
[1] Xhamiu et-Tirmidhi, kitab “El-Menakib”, hadithi nr. 4269
[2] Buhariu 893