Pyetja:

Nëse dikush thotë: Një person ka abdes dhe përpiqet ta mbajë ujin e hollë dhe gazrat, por nëse e prish abdesin, nuk ka ujë që të marrë abdes, a mund të themi: Kryej nevojën dhe më pas merr tejemum për të falur namazin, apo mund të themi: Falu në gjendjen që je, duke u përpjekur të mbash nevojën?

***

Përgjigjja:

Themi kryeje nevojën tënde dhe merr tejemum dhe mos u fal duke u përpjekur në mbajtjen e jashtëqitjes, sepse namazin nëse e fal me tejemum nuk është e papëlqyeshme sipas unanimitetit të dijetareve, ndërsa falja e namazit duke u përpjekur në mbajtjen e saj është e ndaluar, e papëlqyeshme dhe ka prej dijetarëve që e ndalojnë rreptësisht.

Ata thonë: Namazi nuk pranohet nëse falesh duke u përpjekur në mbajtjen e jashtëqitjes, sepse Profeti ﷺ ka thënë: ”Nuk pranohet namazi kur ushqimi është i shtruar dhe kur përpiqesh për të mbajtur jashtëqitjen.”

Shejh Ibn Uthejmin, “Sherhul Mumti” (3/236)

Përktheu: Junus Telezi