Pyetja: 

Nëse gjej diçka në shtëpi që s’është e pëlqyer, e kam fjalën për magji, si duhet të veprojë?

***

Përgjigjja:

Duhet ditur se hajmali konsiderohet çdo send që mbahet apo varet në trup, apo në ndonjë vend tjetër, për të përfituar një dobi ose për t’u mbrojtur nga ndonjë e keqe, qoftë ajo letër, byzylyk, copë lëkure apo stofi e qepur në formë të trekëndëshit që brenda ka letër të shkruar, e tjerë.

Në raste kur gjejmë ndonjë të tillë në çfarëdo forme qoftë, e kemi për obligim të lirohemi nga të njëjtat duke i djegur dhe shkatërruar. Gjatë shkatërrimit lexojmë diçka prej Kuranit si për shembull suren Ihlas, Felek, Nas. Nëse janë shumë fleta të palosura, apo nyje të lidhura shpalosen, zgjidhen pastaj shkatërrohen, kështu me lejen e Allahut lirohemi pa u dëmtuar.

Argument për veprimin në këtë mënyrë është hadithi që Zejd ibën Erkami tregon: “një çifut të cilit i besonte i Dërguari i Allahut ﷺ hynte te ai. Ai (çifuti) ia lidhi disa nyje dhe i hedhi në pusin e një ensariut. I Dërguari i Allahut ﷺ filloi të ankohej disa ditë me radhë. [1]
Sipas transmetimit të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), ai u ankua gjashtë muaj. Më pas i erdhën dy melek për ta vizituar. Njëri prej tyre u ul te këmbët e tij kurse tjetri te koka. Njëri prej tyre tha: e di ç‘dhimbje ka? Filan njeriu që hynte tek ai i ka lidhur disa nyje dhe i hodhi ne pusin e atij ensariut. Sikur të dërgonte ndonjërin dhe t’i merrte ato nyje, me siguri do gjejë ujin e zverdhur. Erdhi Xhibrili dhe i solli dy kaptinat e kërkimit të mbrojtjes (Felek dhe Nas) dhe i tha: një çifut të ka bërë magji, kurse magjia ndodhet në atë pus. Pejgamberi ﷺ, dërgoi Aliun i cili pa se uji ishte zverdhur, i morri nyjat dhe ia solli atij. I Dërguari ﷺ, e urdhëroi që t’i zgjidh nyjat dhe të lexojë nga një ajet. Ai nisi të lexojë dhe të zgjidh. Çdoherë që zgjidhte një nyjë i Dërguari ﷺ, ndjente lehtësi derisa i kaloi tërësisht.”

Agim Bekiri

—————————

[1] Ahmedi, Nesaiu, Hakimi dhe Taberaniu