Pyetja:

A mund të na jepni një udhëzim për dikë që është mosmirënjohese veçanërisht ndaj nënës së saj. Mesa di unë, një bijë nuk e ka telefonuar e vizituar akoma nënën e saj që prej më shumë se dhjetë vitesh.

***

Përgjigjja:

Këtë vajzë Allahu e udhëzoftë drejt hajrit! E ktheftë në rrugë të mbarë! E ruajtë prej shejtanit! Kjo vajzë është gabimtare, fajtore për ndërprerjen e lidhjeve me nënën e saj. Nëse kjo ndërprerje e lidhjeve me nënën eshte ne mos kujdesjen ndaj nenes, duke e renduar ate, mosperfillje ndaj saj, dhe mohim i  hakut se saj duke e harruar atë (nënën), atëherë për të ka dënim të madh.

Mos respekti ndaj prindërve është prej gjynaheve të mëdha. Profeti ﷺ ka thënë: “A të ju tregoj për gjynahet më të mëdha? tha: Idhujtaria ndaj Zotit dhe mosrespekti ndaj prindërve.”

Mos respekti ndaj prindërve është gjynah prej gjynaheve të mëdha. Qëndrimi i ftohtë dhe larg nënës duke qenë mundësia për ti telefonuar dhe afërsia për ta vizituar, kjo tregon për mizorinë e zemrës së kësaj bije, dobësinë e imanit, sinqeritetin e pakët dhe paedukaten e saj, ska hajër në atë vajzë e as në veprat e saj.

Ajo duhet ti pendohet Allahut dhe të lidhet me nënën e saj, ti kërkojë falje për mosrespektin e mosmirënjohjen e saj. Kjo është detyrë! Vazhdimesia në këtë ftohje marrëdhëniesh, injorance e mosrespekti, është fatkeqësi e madhe.  Lus Allahun të na ruajë e të na falë! E ka detyrë ta vizitoje nënën sa e ka gjallë, se nëse i vdes dhe ajo si ka kërkuar hallall, do ta presë dënim i madh kur të dalë para Allahut.

Mos respekti ndaj prinderve është fatkeqësi e madhe. Siç është trasmetuar në hadith:  ” Xhibrili më tha: Ai që i ka pasur prindërit dhe nuk e ka fituar xhennetin (me mirësjellje ndaj tyre) Allahu e dëboftë prej xhennetit dhe e futë në Zjarr! Amin!” Thotë Profeti ﷺ : “Edhe unë thashë: Amin!”

Vëllezërit e mi! Mos respekti ndaj prindërve është çështje e rrezikshme.

Profeti ﷺ ndaloi thashethemet, pyetjet e padobishme, mosrespektin ndaj nënave.”

Mosrespekti del vetëm prej zemrës së ashpër. Cështja është e lehtë, një telefonatë me telefon ose celular, vizitë, gjysëm ore është larg me avion (Damami nga Riadi) ose tre orë me makinë kur eshte mundesia. Por vepra e saj është tregues për vrazhdësinë e zemrës së saj, injorancë, mospërfillje ndaj nënës. Lus Allahun të na ruajë dhe të na falë!

Nurun Ala Derb

Abdul Aziz bin Abdilah Al E sh Shejh (Myftiu u Arabisë Saudite)

Përktheu Anis Agovi