Pyetja:

Një vajzë ka mbushur dymbëdhjetë apo trembëdhjetë vjet dhe nuk e ka agjëruar Ramazanin. A obligohet me diçka ajo ose familja e saj, a duhet të agjërojë në këtë moshë dhe nëse nuk agjëron çfarë dispozitash pasojnë për të?

***

Përgjigjja:

Femra obligohet me kryerjen e adhurimeve kur ajo plotëson disa kushte paraprake; të jetë muslimane, e mençur, e moshës madhore mosha madhore arrihet duke u paraqitur menstruacionet, sperma, qimet rreth vendeve te turpshme, apo duke i mbushur pesëmbëdhjet vjet. Nëse në moshën dymbëdhjetë apo trembëdhjetë vjeç i janë paraqitur shenjat e lartpërmendura atëherë ajo obligohet me agjërim. Prandaj mos agjërimi i saj në këtë rast duhet të kompenzohet. Ndërsa nëse shenjat e lartpërmendura nuk paraqiten tek ajo derisa t`i mbush perëmbdhjet vjet nuk e ka obligim agjërimin gjatë viteve që ti ke përmendur më lart.

Shejh Ibn Xhibrin, “Fetvatë e agjërimit” fq. 22

Përshtati: Lulzim Susuri