Pyetja:

Çfarë është vendimi sa i përket një gruaje të veshur me një mantel të hollë që tregon veshjen e saj? Ngjashëm, çfarë është vendimi për sa i përket mes’hit (fshirjes) mbi
çorapet e holla gjysmë të tejdukshme, të quajtura çorapë najloni?

***

Përgjigja:

S’është e lejueshme për gruan të falet në veshje shumë të ngushtë. Namazi në një veshje të tillë s’është i rregullt. Në vend të kësaj, është e detyrueshme për të që të falet në veshjen që mbulon, përmes të cilës s’mund të shohësh çfarë ka përmbas saj apo
ngjyrën e lëkurës. Kjo ngaqë gruaja është auret (duhet të mbulohet). Është e detyrueshme
për të ta mbulojë tërë trupin e saj në namaz, përveç fytyrën dhe duart e saj. Nëse ajo i
mbulon edhe duart, kjo është më mirë. Për sa i përket shputave të saj, ajo duhet ose t’i
mbulojë ato me çorapë që mbulojnë dhe i fshehin ato, apo me veshje (me fustan, për
shembull) që i mbulon ato.

Shejh Ibn Baz, “Fetua el-Mer’eh”