Pyetja:

Cila është mosha precize që e bën të obligueshme namazin e agjërimin?

***

Përgjigjja:

Fëmija urdhërohet për namaz në moshën shtatë vjeçare, dhe edukohet edhe me të rrahur (nëse është e nevojshme) kur mbush moshën dhjetë vjeçare, dhe i bëhet detyrë kur të arrij moshën e pubertetit. Puberteti arrihet duke u shfaqur disa cilësi:

1. Nëse atij i del sperma me anë të epshit.

2. Nëse i dalin qime (të ashpëra) rreth organit të tij.

3. Nëse i del sperme me anë të ëndrave.

4. Apo mbush moshën pesëmbëdhjet vjeçare.

Të njëjtën gjë e ka edhe femra vetëmse i shtohet ardhje e zakoneve (mestruacioneve).

Origjina e kësaj është hadithi është ajo që e transmeton Amr ibn Shuajb nga babai i tij nga gjyshi i tij se ka thënë: ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Urdhërojini fëmijët tuaj për namaz kur mbushin shtatë vjeç, dhe rrihini ato (nëse është e nevojshme) në moshën dhjetë vjeçare, dhe ndani mes tyre kur të flenë.” [1] dhe atë që e ka transmetuar Aishja, nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: “Lapsi është i ngritur nga tre grupe njerëzish: nga ai i cili është duke flejtur derisa të zgjohet, nga fëmija derisa të arrij moshën e pubertetit, dhe nga i çmenduri derisa të shërohet.” [2]

 “Fetaua lexhnetu daime”: 10/148

————————

[1] Ahmedi dhe Ebu Davudi

[2] Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu e transmetojnë nga rruga e Aliut r.a.