Pyetja:

Ç’është ylli i Davudit alejhi selam?

***

Përgjigjja:

Ylli i Davudit, alejhi selam, apo vula e Sulejmanit, alejhi selam, në hebraishte (gjuha e hebrenjve) quhet Maxhin David që dmth., “mburoja e Davudit”.
Ky yll konsiderohet  prej simboleve më të rëndësishme te populli hebre dhe ka shumë mendime për lashtësinë e tij. Disa kanë bindje se ky është simbol i hebrenjve qysh në kohën e mbretërisë së Davudit, mirëpo, disa të dhëna historike tregojnë se ky simbol është përdorur edhe para hebrenjve, si simbol i diturive të fshehta, si për sihër apo falle të ndryshme. Ndërsa, disa të dhëna të tjera tregojnë se ky simbol është përdorur më parë nga hindusët.
Sipas këtyre të fundit, ndër simbolet e ndryshme që i kanë përdorur hindusët ka qenë edhe ky yll i cili simbolizonte Kozmosin dhe Metafizikën. Ata këto simbole i quanin Mandala. Disa mendojnë se ylli i Davudit është bërë simbol i hebrenjve në shekujt e mesëm dhe ky yll simbolizon Sham’adan Sibain i cili konsiderohet ndër figurat me të vjetra të bijëve të Israilit (hebrenjve). Në vitin 1948 me themelimin e shtetit hebre në Izrael, ky yll është zgjedhur si simbol i tyre dhe e kanë vendosur në flamur.

Bedri Robaj