Pyetja:
A e prishë e vjellura agjërimin?
***
Përgjigjja:
Nëse njeriu vjell qëllimisht, agjërimi i prishet, ndërsa nëse e bën pa qëllim atëherë nuk i prishet agjërimi. Argument për këtë është hadithi që transmeton Ebu Hurejra se Profeti ﷺ ka thënë: “Kush vjell me qëllim, le ta kompensoj, e kujt i vjen për të vjellë, ai nuk e ka detyrim ta kompensojë.” [1]
Nëse të vjen për të vjellë, nuk ta prish agjërimin. Nëse e ndjen njeriu tollovitjen e lukthit dhe se do të nxjerrë atë që ka në lukth, i themi: “Mos e pengo e as mos e nxit. Rri në gjendje normale, mos vill me qëllim e as mos e pengo. Sepse po të vjellësh me qëllim atëherë do ta prishësh agjërimin, e nëse e pengon vjelljen e dëmton veten. Lëre nëse del pa dëshirën tënde, nuk të bën dëm dhe nuk ta prish agjërimin.”
Shejh Ibn Uthejmin, “Kushtet e fesë”
———————————————-
[1] Ebu Davudi, Tirmidhiu