Pyetja:

Jam një vajzë në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Vitin e kaluar kam hyrë në moshën e pubertetit por nuk kam agjëruar ngase turpërohesha tu tregoj prindërve se hyra në këtë moshë. Tani çfarë më këshilloni të bëjë me Ramazanin e kaluar?

***

Përgjigjja:

Agjërimin e kaluar patjetër duhet ta kompensosh, qoftë edhe me ndërprerje mes ditëve të tij. Përveç agjërimit të secilës ditë ajo duhet të ushqej edhe një të varfër, bazuar në Fjalën e Allahut: “Ata që nuk kanë mundësi atëherë le të ushqejnë nga një të varfër.” (Bekare: 184)

Shejh Abdullah ibën Xhibrini; “El-lulu`u uel merxhan”

Përshtati: Lulzim Susuri