Pyetja:

Nëse unë e mësoj duke e këshilluar, duke u përpjekur dhe e praktikuar fëmijën tim që të agjëroj edhe pse nuk është akoma në moshën e pubertetit. A do të shpërblehem për këtë gjë apo shpërblehet vetëm fëmija?

***

Përgjigjja:

Padyshim se edhe prindërit do të shpërblehen për agjërimin e fëmijës së tyre. Kjo për shkak se ata janë rritësit dhe edukuesit e tij. Prandaj gjithsecili prind duhet të mundohet maksimalisht që ta bëjë këtë hap me fëmijët e vet. Në rastin e parashtruar si pyetje nga ju duhet të theksoj se fëmija nëse agjëron do të shpërblehet njësoj sikur të rriturit porse agjërimi i tij shënohet në radhët e veprave nafile të tij. Nga ana tjetër edhe prindi shpërblehet për këtë agjërim të fëmijës pa i munguar këtij të fundit asgjë nga shpërblimi.

Hoxhë Lulzim Susuri